Milanit, Juves apo Interit? Tare: Kësaj skuadre i kam shënuar golin më të rëndësishëm

Milanit, Juves apo Interit? Tare: Kësaj skuadre i kam shënuar golin më të rëndësishëm

17:59, 25/05/2018

Në një intervistë për “RTSH Sport” drejtori sportiv i Lazio dhe ish-sulmuesi i kombëtares Shqiptare, Igli Tare ka rrëfyer pak nga jeta e tij.

Gjatë karrierës në Serie A, ai i ka shënuar klubeve të mëdha por ja cili është goli i tij i preferuar.

“Goli kundër Juventusit është më i rëndësishmi, për vështirësi. Lodhje psikologjike shumë e madhe. E kujtoj sikur jam ende në fushë. Juventusi shumë i fortë, na duhej fitorja. Mbaj mend kur kërceva, më dukej sikur isha 200 metra larg portës”, tha ai.

I shënuat Xhixhi Bufonit. Si e përcaktoni si figurë?

“Simbol i një brezi të artë të futbollit italian. Me të vërtetë një ambasador i jashtëzakonshëm. Karriera e tij ende në nivele të larta dhe flet vetë për profesionistin dhe dedikimin, që i dha jetën këtij sporti. Të mbash nivele të tilla të larta këtë moshë, është mënyra se si ti e jeton si profesionist”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco