Ndryshon lojtarin, Joachim Low: Ky lojtar do të jetë kapiten në Kupën e Botës

Ndryshon lojtarin, Joachim Low: Ky lojtar do të jetë kapiten në Kupën e Botës

22:32, 24/05/2018

Kombëtarja e Gjermanisë do të futën në këtë Kupë të Botës si kampioni në fuqi, pasi triumfuan katër vite më parë në Brazil.

Trajneri gjerman Joachim Low foli edhe për shiritin e kapitenit se kush do ta mbajë.

Aktualisht portieri Manuel Neuer është kapiten i kampionëve të botës por që numri një i Bayernit ende vazhdon të mbetet i lënduar.

Low ka thënë se Muller ose Khedira do të jenë kapitën të Gjermanisë.

“Thomas mund të bëjë një punë të shkëlqyer si kapiten. Ai ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me gjithë lojtarët e tjerë. Muller është favoriti”, ka thënë Low duke shtuar.

“Edhe Khedira është kandidat për ta marrë shiritin e kapitenit”, përfundoi trajneri gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco