Spalletti ‘dridh’ tifozët: Këta dy lojtarë do largohen, Icardi…

Spalletti ‘dridh’ tifozët: Këta dy lojtarë do largohen, Icardi…

21:31, 24/05/2018

Luciano Spalletti doli në konferencën e paralajmëruar për shtyp në orën 16:00 të ditës së sotme, ku foli mbi shumë aspekte të ndërtimit dhe përforcimit të skuadrës.

Trajneri komentoi edhe merkaton, ndërsa tha se Interi që po ndërtohet, do të jetë çdo vit e më i bukur.

“Synimet tona kanë qenë dhe mbeten për t’u përforcuar nga sezoni në sezon dhe atë do të synojmë të bëjmë edhe tani. Shoqëria ka filluar që tani punën me merkaton, duke bërë tashmë 3 afrime, ndërsa po punohet edhe për shumë të tjerë. Kemi pak keqardhje që nuk mund të blejmë për momentin as Rafinhën dhe as Cancelon. Kemi disa bilance ekonomike për të respektuar deri në fund të muajit qershor dhe më pas, nëse do të ekzistojë mundësia, do t’i afrojmë që të dy. Natyrisht që dëshira e të gjithëve ishte që t’i kishim pjesë të skuadrës, për atë që kanë dhënë në fushën e lojës, veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, duke u kthyer në pika referimi, por këto janë kushtet”, vijoi ai.

 

Për një Inter më të fortë, mendoni se duhet konfirmuar Icardi?


Ai është kapiteni dhe lideri ynë, teksa edhe këtë sezon mori për dore skuadrën me golat e shumtë. Të gjithë ia njohim vlerat dhe atë që ka dhënë për këtë fanellë, ndaj do të donim shumë që ta mbanim në skuadër. Gjithsesi duhet parë edhe dëshira e tij, pasi do të ishte tërësisht e pamundur për të mbajtur në skuadër një lojtar që nuk ka më dëshirë dhe stimuj. Besoj se këto do të jenë elementët që do të vendosin të ardhmen e Mauros, por në ditët në vijim shoqëria dhe kapiteni do të bisedojnë për këtë çështje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco