Mbrojtësi i Liverpoolit s’ka frikë të përballet me Ronaldon: Ka dobësi

Mbrojtësi i Liverpoolit s’ka frikë të përballet me Ronaldon: Ka dobësi

12:43, 24/05/2018

Është vetëm 19-vjeç. Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, do të përballet me një detyrë mjaft të vështirë për të ndalur pesë herë lojtarin më të mirë të botës, Cristiano Ronaldon, të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev.

Por, fytyra e re në krahun e djathtë të mbrojtës së skuadrës së Jurgen Kloppit nuk është i frikësuar nga ky fakt dhe beson se ai madje mund t’ia shfrytëzojë dobësitë Cristianos.

Një sezon mbresëlënës për Alexander-Arnold u konkretizua më së miri nga thirrja që Anglia i bëri për të qenë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës këtë verë, edhe pse ende nuk ka debutuar për ekipin kombëtar të “Tre luanëve”.

I pyetur nëse do të jetë sfidë për t’u përballur me Ronaldon, ai është përgjigjur: “Natyrisht që do të jetë. Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë që ka patur ndonjëherë. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në futboll, por edhe ai ka dobësi, siç ka çdo lojtar tjetër”, theksoi ai.

“Të shtunën do të tentojmë t’i shfrytëzojmë ato dhe të mos e lejojmë të bëjë atë që e bën më së miri; të mos e lejojmë të shënojë”, shtoi Arnold.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco