E ëma e Ronaldos bën rrëfimin tronditës: Kisha 3 fëmijë, doja ta abortoja Cristianon

E ëma e Ronaldos bën rrëfimin tronditës: Kisha 3 fëmijë, doja ta abortoja Cristianon

12:05, 24/05/2018

Nëna e Cristiano Ronaldos¸ Dolores Aveiro, ka zbuluar se ajo ka dashur që të abortojë yllin e futbollit.

Bota e futbollit duhet t’i jetë mirënjohëse nënës së Cristiano Ronaldos, e cila hoqi dorë nga planet e saj për të abortuar superstarin portugez pak më shumë se 33 vite më parë.

Ndërsa futbollisti po përgatitet për finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën kundër Liverpoolit në Kiev dhe për Kupën e Botës, nëna e tij ka publikuar një libër biografik.

Në librin e saj të titulluar “Mother’s courage”, Aveiro zbuloi sesi u përpoq që të abortonte CR7 gjatë shtatzënisë së saj.

"Unë kisha 3 fëmijë dhe u përpoqa që ta abortoja, por nuk munda. Fatmirësisht, sepse Cristiano ishte yll që më ndriçoi jetën time. Unë dua t'u them grave të mos e bëjnë këtë. Le të mendojnë dhe të luftojnë!", tha ajo gjatë promovimit të librit në San Paulo.

"Gjëja më e bukur që ne kemi janë fëmijët tanë."

Sipas mediave në Brazil shumë fansa të Cristiano Ronaldos shkuan për të blerë librin dhe morën autografe.

Dolores Aveiro është gjithashtu një fanse e Brazilit: "Është një vend që unë kam pëlqyer gjithmonë. Ata më mirëpritën me krahë të hapura".

Përveç promovimit të librit, Dolores Aveiro do të hapë një restorant portugez në qershor, në Gramado të Rio Grande do Sul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco