Sarri i zhgënjyer: Nuk e meritoja të largohesha nga Napoli në këtë mënyrë

Sarri i zhgënjyer: Nuk e meritoja të largohesha nga Napoli në këtë mënyrë

11:04, 24/05/2018

Ka mjaftuar vetëm një “cicërimë” në rrjetet sociale e presidentit De Laurentiis, të mërkurën pasdite, për të mbyllur përfundimisht tri vitet e fundit të Sarrit në Napoli.

Tri vite plot me duartrokitje kulmuan në rekordin e pikëve në Serie A, por pa ngritur dot në qiell edhe një trofe.

“Falënderoj Maurizio Sarri për përkushtimin e tij të paçmuar në futbollin e Napolit, që ngriti peshë qytetin dhe tifozët “azzurri” nëpër botë. Na dhuroi pa fund emocione, duke krijuar një model të të luajturi futboll, që u admirua kudo dhe nga të gjithë. Bravo Maurizio”, shkroi presidenti në “Twitter”, duke përshëndetur ish-trajnerin.

Metoda e zgjedhur nga De Laurentiis për t’i dhënë duart nuk i ka pëlqyer trajnerit Sarri, që ka reaguar po në të njëjtën monedhë: “Unë nuk e meritoja të likuidohesha duke shikuar televizor, nuk mund t’i gëlltis tri vite si asgjë”.

Tekniku nënkampion tashmë është nisur për në Toscana e tij, ku do të kalojë disa ditë në det.

Sarri mbetet nën kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por shpreson të gjejë një klub të gatshëm, që të paguajë klauzolën e lirimit prej 8 milionë euro deri më 31 maj.

Në tryezë për momentin ka një ofertë të pasur të Zenit, por jo plotësisht bindëse për Sarrin, i cili pret që Chelsea të zgjidhë mosmarrëveshjen me Conte për të gjetur një shtëpi në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco