FOTO/ Vjen në Napoli ‘dhurata’ e parë për Ancelottin

FOTO/ Vjen në Napoli ‘dhurata’ e parë për Ancelottin

10:29, 24/05/2018

Do të jetë Arturo Vidal “dhurata” e parë e Aurelio De Laurentiis për Carlo Ancelottin?

Për të marrë përgjigjen zyrtare duhet pritur disa ditë, por është fakt se mesfushori kilian është shfaqur në aeroportin e Napolit, me siguri për të mbyllur bisedimet me nënkampionët e Italisë.

Image

Ish-mesfushori i Juventusit dhe i Bayernit të Mynihut, ishte përfshirë nga trajneri si ndër kryesorët në listën e përforcimeve të verës.

Ai është i disponueshëm për t’u kthyer në Serinë A, teksa kartoni i tij vlerësohet 40 milionë euro.

Takimi mes Ancelottit dhe Arturo Vidal gjatë ndeshjes së lamtumirës së Pirlos është pikënisja e bisedimeve për transferimin e kilianit në “San Paolo”.

Vidal është njeriu i duhur për të rritur cilësinë e mesfushës, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Marek Hamsik.

De Laurentiis po bën gjithçka shumë seriozisht dhe e ka nisur merkaton me gazin në maksimum.

Vidal, gjithsesi, duhet të pranojë ulje të pagës, që në fund palët të shtrëngojnë duart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco