VIDEO+FOTO/ Mbërrin në Itali blerja e parë e Interit

VIDEO+FOTO/ Mbërrin në Itali blerja e parë e Interit

09:53, 24/05/2018

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, pritet të mbërrijë në Itali sot, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Interi gjeti marrëveshje me Racing për sulmuesin argjentinas shumë kohë më parë, megjithëse marrëveshja ende nuk është kompletuar zyrtarisht.

Në fillim të këtij muaji, agjenti i Martinez konfirmoi se ata thjesht po prisnin të fluturonin drejt Italisë.

Image

“Gazzetta dello Sport” raporton se Martinez do të mbërrijë në Itali sot.

Image

Testeve mjekësore do t’iu nënshtrohet nesër para se të kthehet në Argjentinë përsëri. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco