Spanja nuk toleron, dënon sulmuesin e njohur me 16 muaj burg për evazion fiskal

Spanja nuk toleron, dënon sulmuesin e njohur me 16 muaj burg për evazion fiskal

08:13, 24/05/2018

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, është dënuar me 9 milionë euro gjobë dhe 16 muaj burg nga drejtësia spanjolle për evazion fiskal.

Gjithçka ka të bëjë me periudhën kur “El Tigre” luante për Atleticon e Madridit në La Liga.

Gjatë asaj kohe Falcao nuk i ka paguar shtetit spanjoll taksat e parave që ka fituar nga të drejtat e imazhit.

Sulmuesi kolumbian është thirrur në gjykatë dhe drejtësia spanjolle ka vendosur ta dënojë me 16 muaj burg dhe 9 milionë euro gjobë.

Por sulmuesi do të jetë pjesë e Kolumbisë në Botërorin “Rusi 2018”, sepse nëse Falcao paguan në kohë gjobën e përcaktuar nga gjykata, nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi për dënime të ulëta ligji në Spanjë e lejon diçka të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco