Zvicra ka filluar përgatitjet për Kampionatin Botëror që do të nisë në muajin qershor në Rusi.
Njëri nga lojtarët kyç te Zvicra është Xherdan Shaqiri, i cili asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij, shkruan albinfo.ch.
Kështu në këpucët e tij ka vendosur flamurin e Kosovës, në njërën këpucë dhe këpucën tjetër atë të Zvicrës.
Fotografinë e ka postuar në ‘Instagram’, ku Shaqiri është mjaft aktiv dhe ka shumë përcjellës.
Zvicra është pjesë e Grupit E bashkë me Serbinë, Brazilin dhe Kostarikën.
Përveç Shaqirit, te Zvicra pritet të luajnë edhe shqiptarët tjerë Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: