Duka për verdiktet e Superiores: Të gjithë morrën atë që merituan

Duka për verdiktet e Superiores: Të gjithë morrën atë që merituan

23:14, 23/05/2018

Kampionati shqiptar ka mbyllur siparin në ditën e sotme, teksa janë vendosur të gjitha verdiktet e këtij sezoni.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i ka dorëzuar Skënderbeut titullin kampion, për t’i dhënë fundin një sezoni të komentuar aq shumë për futbollin shqiptar. Në një intervistë për “Supersport”, Duka është shprehur se të gjithë kanë marrë atë që kanë merituar në Superiore.

“Të gjithë ata që kanë ndjekur kampionatin shqiptar, kanë qenë të bindur se Skënderbeu ishte ekipi më i mirë i 35 javëve të kampionatit, përvec takimit me Vllazninë.

Skuadrat janë renditur sipas vlerës së tyre që kanë treguar në këtë sezon. Gjithkush ka marrë ata që ka merituar, përveçe ndonjë deviacioni të vogël. Keqardhje për Vllazninë që zbriti nga kategoria dhe vjet kjo ka ndodhur edhe me Tiranën në sezonin e shkuar.

Kjo duhet të shërbej për Vllazninë që të rikthehet sa më fuqishëm në sezonin e ardhshëm. Gjërat që më kanë pëlqyer më tepër është prodhimi i futbollistëve si Guri dhe Abazaj për arenën ndërkombëtare”, është shprehur Duka. / vipsport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco