Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

FOTO/ Nesër bëhet prezantimi, Iniesta zyrtarizohet te klubi i ri

FOTO/ Nesër bëhet prezantimi, Iniesta zyrtarizohet te klubi i ri

22:26, 23/05/2018

Andres Iniesta do të transferohet në Japoni për të luajtur me Vissel Kobe dhe zyrtarizimi i tij pritet të vijë ditën e nesërme.

Kontrata e Iniesta-s me Barcelona-n është mbyllur në fund të sezonit dhe, ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës, Xavi, ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij larg La Liga-s dhe Europës.

Në fillim është menduar se ai do të shkonte në Kinë, por Chongqing Lifan është tërhequr mbrapa për arsye financiare.

Tani, 34-vjeçari do të transferohet te kampionati japonez J-League, ku do të bashkohet me ish-sulmuesin e Arsenal, Lukas Podolski.

Por, para se të nisë këtë aventurë të re, Iniesta do të kërkojë të pasurojë koleksionin e tij të trofeve me një tjetër Kupë të Botës në Rusi 2018 me Spanjën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco