Takim 4 orë/ Igli Tare kërkon të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Barcelonës

Takim 4 orë/ Igli Tare kërkon të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Barcelonës

22:21, 23/05/2018

Sulmuesi i Konyasporit, Samuel Eto’o është në negociata me Lazion për një kthim të bujshëm në Serie A.

Sipas raportimeve të fundit nga “Corriere dello Sport” dhe “Rai Sport”, 37-vjeçari nga Kameruni u takua sot me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren, shkruan SYRI.net.

Takimi mes dy palëve zgjati rreth 4 orë dhe me shumë mundësi ish-sulmuesi i Barcelonës pritët të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin e njohur.

Nëse ndodh ky transferimin, atëherë ky do të ishte një rikthim në Itali për njeriun që fitoi tripletën me Interin në vitin 2010, më pas kishte zhvilloi një aventurë të shkurtër në Sampdoria në vitin 2015.

Ai pastaj u zhvendos në Turqi, për të luajtur fillimisht për Antalyaspor dhe tani Konyaspor.

/ SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco