Dështon transferimi i Griezmannit te Barcelona

Dështon transferimi i Griezmannit te Barcelona

21:39, 23/05/2018

Atletico Madrid i ka ofruar Antonie Griezmann 10 milionë euro më shumë sesa i ofron Barcelona për ta mbajtur në ekip.

Barcelona i ka propozuar francezit një kontratë prej 15 milionë eurosh deri në vitin 2023, ndërsa rreth 100 milionë euro do të shkojnë në arkat e Atletico, por drejtuesit madrilenë janë kundërpërgjigjur me një ofertë prej 25 milionë eurosh në sezon për 27-vjeçarin, që jo vetëm do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e klubit, por do të ngjitej edhe në podiumin e futbollistëve më të paguar të planetit, pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shtypi spanjoll ka shkruar se Griezmann do të vendosë përfundimisht të ardhmen pas Kupës së Botës 2018, ku do të jetë pjesë e Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco