Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë thirrje: “Vllazni, Vllazni”

Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë thirrje: “Vllazni, Vllazni”

19:08, 23/05/2018

Vllaznia mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-5 në takimin e zhvilluar në Korçë, por pavarësisht këtij triumfi, skuadra shkodrane nuk arritën të siguronin mbijetesën.

Fundi i takimit ka qenë dramatik për lojtarët e Vllaznisë, të cilët kanë mësuar lajmin se vitin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë. Nuk kanë munguar as lotët. Tifozeria korçare i ka ardhur në ndihmë shkodranëve në këtë moment të vështirë dhe në stadium janë dëgjuar thirrjet në kor Vllazni, Vllazni.

Erion Vucaj ka shkuar nga tifozët e Skënderbeut për t’i falënderuar për mbështetjen, ndërkohë pas këtij momenti lojtarët janë larguar me kokën ulur dhe me lotë në sy nga stadiumi./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco