Surprizojnë tifozët spanjollë, votojnë Messin lojtarin e vitit, por ‘harrojnë’ Ronaldon

Surprizojnë tifozët spanjollë, votojnë Messin lojtarin e vitit, por ‘harrojnë’ Ronaldon

10:17, 23/05/2018

Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2017-2018 në La Liga nga tifozët.

Votuesit kanë zgjedhur edhe formacionin më të mirë të sezonit, i cili dominohet nga lojtarë Barcelonës, e cila u shpall kampione.

Trajneri më i mirë u zgjodh Quique Setien dhe jo Ernesto Valverde.

Ndërkohë, në formacionin më të mirë nuk pati vend për Cristiano Ronaldon, pasi Diego Aspas dhe Antoine Griezmannin u votuan përkrah Lionel Messit në vijën e sulmit.

Formacioni i sezonit i zgjedhur nga tifozët online: Ter Stegen; Odriozola, Pique, Umtiti, Alba; Guedes, Busquets, Iniesta; Aspas, Messi dhe Griezmann.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco