Blerja e dështuar bën gati valixhet për t’u larguar nga Barcelona

Blerja e dështuar bën gati valixhet për t’u larguar nga Barcelona

09:56, 23/05/2018

Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga skuadra që drejtohet nga Ernesto Valverde.

Gomes, i cili iu bashkua Barçës për 35 milionë euro nga Valencia në vitin 2016, ka dështuar të zërë vend si titullar në ekipin e parë të gjigantit spanjoll gjatë dy sezoneve në “Camp Nou”.

Ai pritet të largohet nga klubi këtë verë dhe “Mundo Deportivo” beson se fakti që ai i ka larguar gjërat e tij personale nga dhomat e zhveshjes së qendrës stërvitore të klubit tregon se ai tashmë është duke u bërë gati të largohet.

Portugezi dëshiron të kalojë në Premierligë, me Barçën që është e gatshme t’i mbushë arkat nga shitja e tij nëse merr ndonjë ofertë të vlefshme.  

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco