Përleshjet e tifozëve, UEFA nis hetimin për dy klubet gjysmëfinaliste

Përleshjet e tifozëve, UEFA nis hetimin për dy klubet gjysmëfinaliste

08:54, 23/05/2018

UEFA ka lajmëruar se ka hapur procedurë për thyerje të disiplinës kundër Liverpoolit dhe Romës pas skandalit të këtyre dy skuadrave në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.

Trazirat filluan jashtë “Anfieldit” disa minuta para se të fillojë ndeshja e parë mes dy skuadrave më 24 prill, teksa një tifoz i Liverpoolit vazhdon të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore pas një incidenti me tifozë të Romës.

UEFA ka konfirmuar se ka hapur procedura hetimore për rastin ndaj të dy klubeve në lidhje me përleshjen mes tifozëve.

Liverpool është në hetim pasi tifozët kanë hedhur objekte të forta në fushë dhe kanë ndezur fishekzjarrë gjatë ndeshjes.

Ky rast është duke u shqyrtuar nga trupi për etikë dhe disiplinë i UEFA-s dhe vendimi do të jepet më 31 maj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco