VIDEO/ Legjendat harbohen në festën e Pirlos, shihni Gatuson, Maldinin e Ambrosinin

VIDEO/ Legjendat harbohen në festën e Pirlos, shihni Gatuson, Maldinin e Ambrosinin

08:30, 23/05/2018

Mbi 50 kampionë të dikurshëm të futbollit botëror, u bënë bashkë në ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlos në “San Siro”.

Emocione të jashtëzakonshme përjetuan të pranishmit që kishin mbushur stadiumin duke parë yjet që i kanë duartrokitur për vite me radhë.

Ronaldo, Maldini, Totti, Del Piero, Shevchenko, Inzaghi, Cafu, Buffon, Lampard, Pato, Vieri, Tevez, Baggio, Cassano, Nesta, Sedorf, Gatuzo, e shumë të tjerë u mblodhën nga Pirlo.

Por pas mbylljes së ndeshjes për ish-yjet e futbollit italian aty nisi festa.

Një video është publikuar ku ata që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme ndër vite nuk i mbajnë më këmbët.

Gattusso, Ambrosini, Maldini e të tjerë e kanë tejkaluar me pijen ndërsa mundohen të përshëndesin edhe një herë yllin e futbollit italian Andrea Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco