Champions/ Ronaldo: Liverpool më kujton Realin e disa viteve më parë

Champions/ Ronaldo: Liverpool më kujton Realin e disa viteve më parë

06:52, 23/05/2018

Kristiano Ronaldo pretendon se skuadra aktuale e Liverpulit e kujton se si Real Madrid luante disa vite më parë. Dy skuadrat përballen në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën në darkë në Kiev, në një ndeshje ku Ronaldo dhe shokët e tij shihen si favoritë për të triumfuar për vitin e tretë radhazi.

Sipas Ronaldos, mënyra se si luan Liverpuli me treshen Salah-Firmino-Mane përpara, është një ngjashmëri e madhe me mënyrën se si luante skuadra madrilene.”Është si Reali i disa viteve më parë, me tre sulmues të shpejtë përpara. Finalet janë gjithmonë speciale, nuk ka rëndësi se me kë përballesh. Nuk mendoj se do të jetë e lehtë, pasi ata janë kualifikuar me meritë”, u shpreh Ronaldo.

Ish-trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, deklaroi se asnjë futbollist i Liverpulit nuk do të kishte vend në formacionin aktual të Realit. Këtë mendim me sa duket e ndan edhe vetë Ronaldo.

“Mendoj se Real Madridi është një skuadër më e mirë, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush shënon, ne thjesht duam të shkruajmë historinë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco