A do të transferohet Salah tek Real Madrid?

A do të transferohet Salah tek Real Madrid?

00:54, 23/05/2018

Para ndeshjes kundër Los Blancos të Red të shtunën, portali Goal ka bërë një analizë se a do ta kërkojë Real Madridi egjiptianin Mohamed Salah gjatë verës

Mohamed Salah është në qendër të vëmendjes te të gjitha mediave. Sulmuesi i Liverpool ka bërë revolucion këtë sezon dhe konsiderohet si njeriu më i rrezikshëm kundër Real Madridit, që në fakt mund të ja mohojë titullin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve këtë fundjavë.

Liverpool do të takohet në Kiev kundër Realit, që sot mbajtën një konferencë të hapur për media, e ku shumica e lojtarëve u pyet për sulmuesin e Egjiptit. Edhe pse të gjitha përgjigjet e tyre ishin diplomatike.

“Numrat e tij me kanë impresionuar”, ka thënë Toni Kroos. “Të jem i ndershëm, nuk kam parë shumë ndeshje të tij por ai ka luajtur disa ndeshje të mëdha në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Ai mund të na vë në vështirësi, por ne do të kemi zgjidhje”.

Më herët, Zinedine Zidane është pyetur në konferencë për shtyp se a do ta shkëmbente Ronaldon ër Salahun. Jo befasisht përgjigja e tij ishte negative.

Por, debati për Salahun në real Madrid tashmë ka filluar pas një sezoni të madh të egjiptianit në Anfield. Më poshtë goal ka përbledhur disa situata që ky transfer mund të ndodh ose këtë verë ose në ndonjë afat tjetër kalimtar.

Salah theu çdo rekord me Liverpool?

Salah nënshkroi me Liverpoolin nga Roma verën e kaluar ër një shumë fillestare 42 milionë euro që tani duket e lirë me atë që ai ka arritur në Anfield. Në 36 paraqitje në Premier League ai ka shënuar 32 gola, rekord apsolut duke bërë që Reds të përfundojnë të katërtit.

Kjo ka bërë që egjiptiani ta fitojë Këpucën e Artë, të votohet si lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë nga bashkëlojtarët e tjerë pas formës brilante në ligë dhe në Europë, ku ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje deri në finalen e Ligës së Kampionëve me Reds.

Këtu nuk janë vetëm golat. Aftësitë e Salahut në krah, ato dribluese, fintet dhe mënyra se si luan ka bërë që Liverpool të duket në një dimension tjetër në sulm këtë sezon dhe shumë nga tifozët e tyre duan që ai të rri për shumë kohë aty.

Cilat janë planet e Real Madridit për transfere këtë verë?

Real Madrid pritet të këtë shumë punë në këtë afat të transferëve, me një numër të madh të lojtarëve që janë ndërlidhur për t’u transferuar të Los Blancos, por edhe të largohen.

Kiko Casilla pritet që të largohet pasi që Reali është duke kërkuar një portier të ri që mund ti bëj konkurrencë Keylor Navasit, derisa Los Blancos po ashtu janë duke e kërkuar një mbrojtës të djathtë si zëvendësues të Dani Carvajal, një mbrojtës qendrorë dhe një sulmues që është prioritet.

Largimi i Alvaro Moratas dhe Marianos verën e kaluar bëri që Karim Benzema të jetë i vetmi sulmues në klub, me vetëm Borja Mayoral si zëvendësues të tij kurse Madridi vuajti për gola këtë sezon – sidomos në pjesën e parë të tij në La Liga.

Zidane ka paralajmëruar se do të bëj ndryshime në verë dhe kjo është e kuptueshme pasi Benzema ishte indiferent këtë sezon, Gareth Bale i panevojshëm në shumë situata dhe me faktin që Ronaldo tani ka 33 vjet.

Nëse Bale largohet, Madridi i duhet gjithsesi ta sjell një anësor sulmues me Neymar që e konsiderojnë si synim kryesor, me brazilianin që do të detyronte PSG që ta shesin në Santiago Bernabeu këtë verë.

A duhet Real Madridi të bëj ofertë për Salah?

Real Madridi, si çdo klub tjetër, e kanë përcjellur suksesin e Salahut në Liverpool me një interes të madh. Megjithatë, ata nuk kanë ndonjë plan se si ta sjellin 25 vjeçarin në Real Madrid.

Nëse Bale largohet këtë verë, do të lironte një vend në vijën sulmues dhe uellsiani zakonisht luan në të djathtë të Reali, i cila pozitë është edhe e egjiptianit.

Megjithatë, Madridi duhet të jenë të kujdesshëm nëse nënshkruajnë me Salah pasi që ai do ti kushtonte më shumë se 200 milionë euro, një shumë që konsiderohet e madhe – edhe për Los Blancos.

Real Mund të paguaj këto para edhe për Neymarin, pasi që është një synim i gjatë për presidentin Fiorentino Perez, por do të dëshironte të eksplauronte tregun jug amerikan para se ta sjell brazilianin.

Për momentin, nuk ka ndonjë plan për të bërë ofertë për Salah ashtu sikurse është situata tani kurse Liverpool nuk është i gatshëm që të pres oferta për të. Siç qendrojnë gjërat, një ofertë në verë duket e pamundshme, edhe pse nëse nuk arrin ta transferojnë Neymar ata do ta mendonin transferimin e Salah.

A do të dëshironte të largohej Salah nga Liverpool?

Salah është i lumtur në Liverpool dhe klubi ka dhënë të kuptohet që janë të kënaqur me lojtarin. Në një intervistë në fushë të Anfieldit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, ai u pyet nëse do të jetë në këtë formë edhe në vitin 2018-19. “Po do të jem, mos u shqetësoni!”, ishte përgjigjur ai.

Ka një besim të madh nga lojtari dhe kampoi i tij që ai do të jetë në Liverpool edhe se paku një sezon që të bëj më të mirën për këtë klub. Ai është adaptuar mirë me Jurgen Klopp, madje edhe pse menaxheri është irrituar në disa raste për “obsesionin Salah” nëpër media, por ai mbetet njëra prej figurave më të njohura në Liverpool dhe Angli.

25 vjeçari është shok i ngushtë me Dejan Lovren dhe Sadio Mane në veçanti dhe jeton më afër Manchesterit se Liverpoolit, duke lejuar që ai të largohet nga qyteti dhe të shmanges manisë së fansave. Ai po ashtu vlerëson lart punën e lojtarëve të Liverpool dhe i ka kërkuar Jordan Hendersonit që të del bashkë me të që ta merr çmimin PFA në skenë, në mënyrë që të tregojë se merita për këtë çmim ka edhe ai dhe tërë grupi i Liverpool.

Duke parë gjithë këtë dhe karrierën e tij në këtë klub mund të besohet se ai do të rri në Liverpool edhe në të ardhmen kurse klubi do ti ofrojë kontratë të re. Në Anfield, nuk ka shqetësime se ai do të largohet gjatë kësaj vere dhe se ai nuk do të bëj presion për largim sikurse kishin bërë Luis Suarez dhe Philipe Coutinho në fund të sezoneve të tyre.

Pasi spekulimet dolën në dritë në Madrid në janar, Salah kishte shkruar në rrjete sociale: “Mirë, kam dëgjuar shumë thashethemet por nuk dua të me shqetësoni më. Ata me kanë trajtuar si më se miri në Liverpool dhe në këtë moment i besojë që i takojë vetëm Liverpoolit”.

Në të ardhmen, megjithatë, besohet se ai do ta merrte në konsideratë transferin në Real, kurse trajneri i Egjiptit Hector Cuper dhe ish sulmuesi i kombëtares se Egjiptit Ahmed Mido të dy i kanë sugjeruar që ai të luaj për Los Blancos një ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco