Vendimi i fundit i Zidanes para finales së Champions Leagues

Vendimi i fundit i Zidanes para finales së Champions Leagues

22:30, 22/05/2018

Real Madridi është 4 ditë larg finales së tretë radhazi të Champions League, ndërsa Zinedine Zidane e di pothuajse shumicën e lojtarëve që do të startojnë në finale, dhe i ka mbetur vetëm edhe një vendim para se të arrijë në Kiev.

Ky vendim është i lidhur me Gareth Bale, Isco dhe Karim Benzema, dhe tekniku duhet të vendos se cilin do të lë në stol për finalen e madhe.

Sipas Marcas, vetëm Cristiano është i sigurt në sulmin madrilen në finalen e së shtunës dhe tekniku duhet të vendos edhe për 2 bashkëlojtarët e tij në sulmin ndaj Liverpooli.

Bale ka gjetur formën në kohën e duhur dhe tani është në gjendje për të luajtur një rol, ndërsa Benzema vetëm nuk po arrin të gjej portën pasi po luan shumë mirë.

Isco ishte startues në finalen e Cardiffit në vitin 2017 dhe padyshim se do të luante një rol edhe në këtë finale.

Deri në arritjen në Kiev, Zidane duhet të detyrojë veten të mendoj për kombinimin e lojtarëve në fushë, që janë më të mirët për ekipin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco