Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

UEFA ‘godet’ keq Milanin, kuqezinjtë pranë përjashtimit nga Kupat e Europës

UEFA ‘godet’ keq Milanin, kuqezinjtë pranë përjashtimit nga Kupat e Europës

19:48, 22/05/2018

UEFA ka hedhur poshtë kërkesat e drejtuesve të Milanit në lidhje me marrëveshjen për të shmangur Fair Play Financiar, vendim ky që pritej prej kohësh dhe shumë shpejt do të finalizohet nga ky institucion.

Janë gazetat italiane “Il Sole 24 Ore”, “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport” të cilat duke iu referuar një burimi kanë dalë në konkluzionin se UEFA refuzoi propozimin për të zgjidhur çështjen “FFP”, shkruan SYRI.net.

Nëse vendimi zyrtarizohet atëherë Milanit do t’i bllokohet aktiviteti i transferimeve dhe do t'i jepet një ‘goditje’ e rëndë duke e përjashtuar atë nga Ligat e Europës.

Një marrëveshje vullnetare fillestare u refuzua në dhjetor dhe u prezantua dokumentacioni i ri, duke përfshirë një dosje prej 150 faqesh, por pavarësisht kësaj organi qeverisës evropian nuk mendon se është e mjaftueshme.

Vendimi zyrtar pritet të raportohet nga UEFA gjatë muajit qershor.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco