Zbulohet formula/ Barcelona po mund Realin në ‘luftën’ për të transferuar Salah

Zbulohet formula/ Barcelona po mund Realin në ‘luftën’ për të transferuar Salah

16:38, 22/05/2018

Një garë e fuqishme raportohet se po zhvillohet këto ditë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës për t’i siguruar shërbimet e Mohamed Salah.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka caktuar sulmuesin nga Egjipti si objektivi kryesor i merkatos, por së fundi mediat spanjolle raportojnë se rivali kryesor i tyre Barcelona e ka gjetur formulën e duhur për t’i mposhtur Los Blancos në këtë garë.

Klubi katalanas ka kontaktuar Liverpoolin dhe ia ka ofruar shërbimet e Ousmane Dembele si dhe para CASH për Salah.

Kjo ide raportohet se i ka pëlqyer trajnerit Jurgen Klopp i cili e admiron sulmuesin francez.

Natyrisht se duhet mësuar se cila do të jetë shifra e parave që Barcelona do t’i ofrojë e që nuk mund të jetë me e vogël se 80-100 milionë euro, për ta përmbushur kështu çmimin e kërkuar nga skuadra angleze për Salah e cila korrespondon me rreth 200 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco