Projektohet lëvizja e bujshme, Pogba rikthehet te Juventusi

Projektohet lëvizja e bujshme, Pogba rikthehet te Juventusi

15:55, 22/05/2018

Juventusi është duke synuar të bëjë një lëvizje të bujshme, duke rikthyer mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, në Torino.

Sipas  prestigjiozes italiane “Tuttosport”, pasi ka vendosur të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri, është duke kërkuar të sjellë në skuadër një mesfushor të famshëm.

Ai e sheh Pogban si lojtarin më ideal, por është duke ndjekur edhe yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Pogba u largua nga Juventusi në verën e vitit 2016, teksa gjatë kësaj vere nuk përjashtohet mundësia të rivihet bardhezi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco