Ish-trajneri parashikon 4-1 rezultatin e saktë të finales së Champions League

Ish-trajneri parashikon 4-1 rezultatin e saktë të finales së Champions League

15:39, 22/05/2018

Ish-trajneri i Real Madridit, Vincente Del Bosque, ka deklaruar se asnjë lojtar i Liverpoolit nuk do të mundë të zinte vend në ekipin e Zinedine Zidane, teksa dy gjigantët europianë përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve.

Të kuqtë e mposhtën Romën për ta arritur finalen e Kievit, ndërsa Reali kaloi Bayern Munchen në gjysmëfinale.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë në Europë, me Liverpoolin që ka shënuar 17 gola vetëm në gjashtë ndeshje të fazës me eliminim direkt, krahasuar me 13 të Realit.

67-vjeçari, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve një herë dhe La Ligën dy herë gjatë kohës që drejtoi madrilenët, beson se finalja mund të jetë një shpartallim i Liverpoolit nga ish-skuadra e tij.

Image

“Real Madridi ka skuadër madhështore, e cila është më e mira në Europë momentalisht”, ka thënë Del Bosque.

“Nuk mund ta gjej qoftë edhe një lojtar të vetëm të Liverpoolit që mund ta përmirësojë Real Madridin, madje as Salah. Real Madridi do ta mposhtë Liverpoolin 4-1”, shtoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco