Shpërthen Naingolan: Unë si Maradona. Më gjykoni për lojën, jo çfarë bëj jashtë fushe!

Shpërthen Naingolan: Unë si Maradona. Më gjykoni për lojën, jo çfarë bëj jashtë fushe!

15:20, 22/05/2018

Mesfushori belg, Radja Naingolan, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, për lënien jashtë Botërorit nga trajneri Martinez.

Futbollisti i Romës, në një intervistë për mediat belge, tregon se nuk duhet të gjykohet për atë çka bën jashtë fushës, por për paraqitjen për paraqitjen brenda fushës.

Naingolan nuk ka nguruar të bëjë një krahasim edhe me legjendën Maradona.

30-vjeçari pretendon se historia e tij është për në librin “Guinness”, pasi është i vetmi futbollist i nivelit të lartë që nuk luan në 2 Botërore radhazi.

“Unë kështu jam, nuk mbaj dot maska, s’kam çfarë të bëj. U lodha me etiketimin ‘djali i keq’ që më është vënë. Futbolli është ende një hobi për mua, që është kthyer edhe në profesion. Por, unë dua që të më gjykojnë për lojën time, jo për atë çfarë bëj jashtë fushe. Nuk e di nëse do të na duhet të flasim ndryshe për Maradonën për këtë motiv.

Çdokush është i lirë të bëjë atë që do, nëse në fushën e lojës bën paraqitje të mira. Mjaft, nuk dua të luftoj më. E kam pasur ëndërr që fëmijë të luaj një Botëror, por ma shuan këtë ëndërr.

Ndërkohë, mendoj se jam në librin e rekordeve ‘Guinness’, pasi jam i vetmi futbollist i një niveli kaq të lartë, që nuk i jepet mundësia të luajë në dy Botërorë radhazi. Është diçka e pakuptueshme, që arrin të më bëjë edhe të qesh”, u shpreh Naingolan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco