FOTO/ Ky do të ishte formacioni ideal i Serie A për sezonin 2017-2018

FOTO/ Ky do të ishte formacioni ideal i Serie A për sezonin 2017-2018

14:38, 22/05/2018

Me përfundimin e sezonit 2017-2018 në Serinë A, tashmë fillon koha e analizave dhe statistikave.

Kështu, sipas OPTA, bazuar në shifrat e të gjithë futbollistëve që kanë luajtur minimalisht 20 takime sezonale, është publikuar edhe formacioni i vitit në Itali.

Skema për rreshtimin e tyre është zgjedhur të përdoret ajo 4-3-1-2, ndërsa formacioni dominohet nga Interi dhe Juventusi me nga tre futbollistë, të ndjekur nga Napoli me dy dhe Atalanta, Roma dhe Lazio me nga një.

Kështu në portë është përzgjedhur braziliani i Romës, Alisson, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Cancelo, Skriniar, Koulibaly, Alex Sandro.

Mesfusha përbëhet nga Pjaniç, Jorghino dhe Iliçiç, ndërsa Dybala rreshtohet pas dyshes sulmuese Icardi-Immobile.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco