Zyrtare/ Ish-trajneri i Real Madridit merr drejtimin e klubit anglez

Zyrtare/ Ish-trajneri i Real Madridit merr drejtimin e klubit anglez

10:28, 22/05/2018

Në një komunikatë në faqen e vet zyrtare, klubi anglez i West Hamit njoftoi se e ka emëruar kilianin Manuel Pellegrini në postin e trajnerit. Ai do ta drejtojë skuadrën për tri vitet e ardhshme.

Ish-trajneri i Villarrealit, Real Madridit, Malagas dhe Manchester Cityt, fitues i Premierligës dhe gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Londra, pasi braktisi klubin nga Superliga kineze, Hebei China Fortune.

Image

“Jemi të lumtur ta mirëpresim Manuel Pellegrinin në West Ham United. Ai është njëri prej trajnerëve më të respektuar në botën e futbollit dhe mezi presim të punojmë me të”, ka thënë kreu i klubit të West Hamit, David Sullivan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco