Në Champions pas 6 sezonesh, Interin e pret ‘ferri’

Në Champions pas 6 sezonesh, Interin e pret ‘ferri’

09:52, 22/05/2018

Aventura e Interit mes më të mëdhenjve dhe më të mirëve të Europës nuk do të jetë e lehtë.

Zikaltrit do të jenë në vazon e katërt në shortin që do të hidhet për grupet e Championsit dhe sigurisht që do të përballet me kundërshtarë më të fortë.

Në vazon e parë janë ekipet kampione si Juventus, Manchester City, Barcelona, Bayern Munchen, PSG, Lokomotiva e Moskës dhe Atletico e Madridit.

Në të dytën do të jenë Napoli, Porto, Manchester United, Borusia Dortmund dhe Shaktar Donetsk.

Por, tre vendet e fundit mbeten për t’u caktuar. Interi për momentin është me Hofenheimin dhe pret ekipet e tjera që të plotësojnë ekipet e vazos së katërt. Një “malore” që në start për zikaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco