Liverpool ka sulmin e frikshëm Salah-Mane-Firminho? Përgjigjet portieri i Realit

Liverpool ka sulmin e frikshëm Salah-Mane-Firminho? Përgjigjet portieri i Realit

09:08, 22/05/2018

Liverpooli ka njërin prej sulmeve më të rrezikshme në futbollin europian, por portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk trembet nga treshja Salah-Mane-Firminho.

Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Kiev, Navas ka thënë se nuk merakoset, sepse beson se para vetes ka mbrojtjen më të mirë në botë.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur tashmë se me çfarë formacioni ta nisë finalen, dhe në mbrojtje do të përzgjidhen të zakonshmit, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Marcelo.

“E kam mbrojtjen më të mirë në botë. Bashkëlojtarëve të mi u besoj plotësisht, ndaj nuk kam pse të trembem nga sulmuesit e Liverpoolit”, ka thënë Navas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco