Shqipëri-Kosovë, konfirmohet mungesa e madhe në miqësoren e 29 majit

Shqipëri-Kosovë, konfirmohet mungesa e madhe në miqësoren e 29 majit

08:11, 22/05/2018

Mesfushori i Salzburgut, Valon Berisha, do të mungojë sërish në miqësoren që Kosova do ta luajë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Zyrih.

Berisha ka munguar edhe në dy ndeshjet e kaluara miqësore kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit, që do të thotë se i duhet të presë ende për t’u njoftuar me idetë dhe punën e trajnerit Bernard Challandes.

Image

Ai ka bërë të ditur për mediat se nuk do të jetë në miqësoren e konfirmuar tashmë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Zyrih, por as në miqësoren e mundshme me Bregun e Fildishtë, pasi vuan nga dëmtimi i kyçit të këmbës.

Valon Berisha është shpallur dy vite radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës nga FFK-ja, ndërsa sivjet ka qenë “motori” i Salzburgut në arritjen deri te titulli kampion në Austri, por edhe në rrugëtimin deri në gjysmëfinale në Ligën e Evropës ku u eliminuan nga Marseille.

Paraqitjet e mira të 25-vjeçarit në këtë edicion kanë zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane dhe ka gjasa që ai gjatë merkatos së verës të ndërrojë skuadër dhe kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco