Fantazmë në stadium, roja e sigurisë filmon momentin e frikshëm

Fantazmë në stadium, roja e sigurisë filmon momentin e frikshëm

07:03, 22/05/2018

Një roje e tmerruar ka filmuar me telefonin e tij atë që ai e quan se është një fantazmë. Roja i sigursë së natës dëgjoi disa zhurma në stadium që vinin nga dhomat e zhveshjes.
Në videon e frikshme, Raul Arguello ecën në ambjentet e stadiumit në Argjentinë ndërsa sheh se dera e dhomës së zhveshjes po përplasej krejt papritur.
32 vjecari guxon dhe hap derën ndërsa futet brenda dhomës. Aty zbulon se brenda saj nuk ndodhej askush pavarësisht se dera po përplasej fuqishëm.
Ndërsa rrotullohet, një moment kamera e telefonit të tij kap dicka të dyshimtë.

Një hije kalon shpejtë përgjatë stolave dhe më pas zhduket përmes murit.
Në atë moment, Arguello nuk reagon ndaj lëvizjes pasi për të ishte e pamundur ta shihte me sy momentin.
Ndërsa më vonë kur pa videon nga telefoni i tij ai shprehet se nuk e kishte parë këtë çast të frikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco