Trajneri i Argjentinës: Ja përse nuk e dua Icardin në Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës: Ja përse nuk e dua Icardin në Kupën e Botës

21:24, 21/05/2018

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka shpjeguar arsyen përse nuk e ka përfshirë Icardin në listën e lojtarëve që do të udh2ëtojnë drejty Rusisë për Kupën e Botës.

Sipas ish-trajnerit të Kilit, Icardi nuk i përshtatet në stilin e lojës, por thotë se sulmuesi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe në të ardhmen do të jetë në qendër të sulmit, shkruan SYRI.net.

“Kemi ardhur në këtë listë pas një analize të gjatë dhe të përpiktë. Lojtarët që unë kam thirrur përshtaten në mënyrën e lojës tonë”, tha fillimisht ai.

“Icardi, Perroti, Papu Gomez dhe Lautaro Martinez nuk do të vijnë me ne në Rusi. Ata janë lojtarë të mirë, por nuk përshtaten në stilin tonë të lojës”, ka deklaruar Sampaoli.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco