Pas kualifikimit, çmendet presidenti i Interit: Ja çfarë do bëjmë në Champions

Pas kualifikimit, çmendet presidenti i Interit: Ja çfarë do bëjmë në Champions

21:00, 21/05/2018

Pas kualifikimit në Champions, presidenti i Interit, Erick Thohir ditën e sotme i ka befasuar të gjithë me këtë deklaratë.

Sigurisht që janë ditët e para edhe presidenca është entuziazmuar por Thohir ka thënë se Interi i tij sezonin e ardhshëm do të shkojë deri në gjysmëfinale të Champions Leagues, shkruan SYRI.net.

“Menaxhimi duhet të jetë një udhëheqës i fortë në marrjen e vendimeve por edhe për të vepruar në një mision të përbashkët”, tha fillimisht ai.

Merkato? “Do të mbajë lojtarët tanë dhe do të përforcohemi për të qenë konkurrues në Champions”

“Sezonin e ardhshëm do të shkojmë deri në gjysmëfinale të Champions Leagues. Ata që janë skeptik do ta shikojnë në fushën e lojës. Por për të mbajtur premtimin duhet të mbajmë Luciano Spallettin dhe lojtarët që kanë merritë kryesore për këtë arritje”, përfundoi ai gjatë nje interviste për “FcInterNews.it”

/ SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco