Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh ambasadorja dhe modelja e Botërorit 2018

Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh ambasadorja dhe modelja e Botërorit 2018

17:59, 21/05/2018

Ambasadorja e Kupës së Botës 2018 dhe modelja Victoria Lopyreva e ka dhënë mendimin e saj për futbollistin më të mirë në botë, derisa e ka zbuluar se kë e konsideron si njeriun me më stil në futboll.

Ish-mis Rusia, e cila është shumë e famshme në vendin e saj, ka punuar zellshëm gjatë vitit të fundit për ta promovuar Kupën e Botës dhe është vlerësuar si “Fytyra e Rusisë”.

Aktore, prezantuese televizive dhe adhuruese e Manchester Unitedit, Lopyreva ka treguar se kë e pëlqen mes dy yjeve më të mëdha në Kupën e Botës në verë.

“Nëse flasim për lojtarin që më pëlqen mua më së shumti në botë, atëherë është Lionel Messi”, ka thënë ajo për Goal.com.

“Natyrisht se gjithmonë është garë mes Messit dhe Ronaldos. Por, unë e kam mendimin tim për këtë dhe i respektoj mendimet e tjerëve”, shtoi ajo.

“Më pëlqen shumë Neymari sepse ka personalitet mahnitës. Është vërtet madhështor. Por, nëse flasim për aftësitë, nëse flasim për atë se çfarë është gjeniu, atëherë ai është Messi”, theksoi ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco