Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Punë e kryer! Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffonit

Punë e kryer! Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffonit

17:20, 21/05/2018

Tashmë thuajse është fakt i kryer që portieri i Genoa, Mattia Perin do të bëhet zëvendësuesi i Buffonit.

"Është e qartë se unë do të bashkohem me ta.", tha fillimisht ai gjatë një interviste për “Corriere di Torino”, shkruan SYRI.net

Juventusi dhe Genoa ditën e mërkurë pritet të kryejnë një takim për të arritur marrëveshjen për transferimin e portierit, Mattia Perin.

"Duke e ditur se unë jam një prej objektivave të tyre më bën shumë të lumtur. Jo të gjithë i pëlqejnë Juventusit. Vetëm ky është një burim krenarie për mua. Unë jam shumë i lumtur.

"A është arritur marrëveshja? Nuk e di, por është e qartë që nëse do të kisha mundësi do të transferohesha me shumë dëshirë.”

"Ne do të diskutojmë me Genoan dhe do të marrim një vendim. Të jesh objektiv i Juventusit ëstë diçka e madhe”, vijoi ai.

"Buffon? Për mua është një ndër portierët më të mirë në historinë e Italisë. Të bëhem si ai është nder”, përfundoi ai.

/  SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco