Tifozët zgjedhin lojtarin e vitit, ja për cilin kanë votuar shumica

Tifozët zgjedhin lojtarin e vitit, ja për cilin kanë votuar shumica

15:33, 21/05/2018

Mohamed Salah është votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i vitit në Angli.

Ylli egjiptian mori 89 për qind të votave në një sondazh online me tifozë të futbollit nga e gjithë Anglia.

Sulmuesi i Liverpoolit vendosi rekord të ri në Premierligë me 32 golat e tij në sezonin 2017-2018, ndërsa në total ai ka shënuar 44 gola për të kuqtë.

Po ashtu, Salah u shpall lojtari i muajit në katër raste në sezonin e tij debutues në “Anfield”.

Image

Në garë për lojtarin më të mirë të fansave, Salah mposhti yjet e  tjerë si David de Gea (Manchester United), Kevin de Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe Raheem Sterling (Manchester City).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco