FOTO/ Takimi me Halilin vendos të ardhmen, por Ze Maria ikën në Itali

FOTO/ Takimi me Halilin vendos të ardhmen, por Ze Maria ikën në Itali

15:12, 21/05/2018

Ze Maria udhëton në Itali. Një ditë para takimit me Refik Halilin, trajneri përfundon në Romë. Motivi: ndeshja mes Lazios dhe Interit.

Braziliani ishte në “Olimpico” për të ndjekur këtë takim, megjithatë sot pritet që të jetë sërish në Shqipëri për të biseduar me presidentin, sikundër e patën planifikuar.

Një foto e postuar në “Instagram” nga stadiumi, mjaftoi për të zbuluar destinacionin e trajnerit të Tiranës.

Image

Edhe pse braziliani është nën kontratë me bardheblutë, e ardhmja e tij varet nga ky takim.

Ai firmosi marrëveshjen 1+1 në qershorin e 2017-ës, por me mbylljen e sezonit të parë, palët duhet të gjejnë dakordësinë për disa terma që janë të specifikuara qartë në kontratë.

Dhe +1 bëhet aktiv vetëm nëse të dyja palët gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar projektin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco