U largua nga Juventusi, Buffon drejt një klubi tjetër kampion

U largua nga Juventusi, Buffon drejt një klubi tjetër kampion

14:52, 21/05/2018

E ardhmja e Gianluigi Buffon po projektohet çdo ditë e më shumë drejt Paris Saint Germain.

Sipas mediave italiane, ish-portieri i Juventusit dhe përfaqësueses italiane do të zyrtarizohet këtë mesjavë si futbollisti i kampionëve të Francës.

Buffon, tashmë 40-vjeçar, do të firmosë me Parisin një kontratë deri në vitin 2020, për të cilën pritet vetëm përcaktimi i detajeve të fundit.

Por, kjo lëvizje është e lidhur edhe me vendimin e UEFA-s për ndëshkimin e Buffonit mbi deklaratat e forta që ai bëri në drejtim të Michael Oliver, pas përfundimit të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Juventusit, që solli edhe eliminimin e bardhezinjve.

Buffon gjithsesi është optimist dhe për këtë arsye ai nuk e sheh si një problem arritjen e akordit me Parisin, që mund të ketë në përbërje edhe një klauzolë për çështjen në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco