Këto janë fjalët e Igli Tares për ‘tradhtarin’ De Vrij

Këto janë fjalët e Igli Tares për ‘tradhtarin’ De Vrij

13:33, 21/05/2018

Lazio nuk ka mundur të kualifikohet në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi është mundur në shtëpi nga Interi me rezultatin 2-3.

Drejtori sportiv, Igli Tare, në një prononcim për “Premium Sport” ka folur për të ardhmen e mbrojtësit Stefan de Vrij.

“Mbrojtësi duhet të respektojë kontratën që përfundon në qershor të këtij viti. Ka kaluar 4 vite mjaft të mira këtu në skuadër së bashku me shokët e tij. I urojmë gjithë të mirat dhe fat të mbarë në aventurën e tij të re”, është shprehur Tare.

Me shumë mundësi në merkaton e kësaj vere qendërmbrojtësi do t’i bashkohet skuadrës së Interit.

Kujtojmë që De Vrij shkaktoi një penallti mbrëmë kundër Interit, duke i hapur rrugën zikaltërve për të bërë përmbysjen e madhe dhe për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco