Belgjika publikon listën paraprake të Botërorit, ky është vendimi për Adnan Januzajn

Belgjika publikon listën paraprake të Botërorit, ky është vendimi për Adnan Januzajn

13:16, 21/05/2018

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, është pjesë e listës paraprake të Belgjikës për Kupën e Botës në Rusi, e cila u publikua sot.

Për çudi, trajneri Roberto Martinez ka lënë jashtë Radja Nainggolanin, edhe pse mesfushori i Romës ka pasur një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Në listën prej 28 futbollistëve janë Vincent Kompani, Kevin De Bruyne, Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Adnan Januzaj.

Megjithatë, kjo listë do të shkurtohet në vetëm 23, që nënkupton se 5 futbollistë do të hiqen nga lista përfundimtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco