‘Shkoni dhe luftoni, ndryshoni jetën tuaj’. Gerrard motivon Liverpoolin para finales me Realin

‘Shkoni dhe luftoni, ndryshoni jetën tuaj’. Gerrard motivon Liverpoolin para finales me Realin

12:07, 21/05/2018

Steven Gerrard ka dërguar një mesazh të veçantë te skuadra e Liverpoolit, përpara finales së Kievit me Real Madridin, duke i inkurajuar ish-ekipin e tij që të shkojë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Trajneri aktual i Rangers e fitoi çmimin më të madh të Europës për klubet me Liverpoolin në vitin 2005, pas një triumfi të jashtëzakonshëm nga penalltitë kundër Milanit.

Gerrard, i cili shihet si frymëzimi kryesor në “Anfield”, ka nxitur skuadrën aktuale të Jurgen Klopp për të “kapur momentin” dhe për të bërë histori.

Ai i tha faqes zyrtare të klubit anglez: "Këta lojtarë kanë një mundësi për të ndryshuar jo vetëm karrierën e tyre, por jetën e tyre në përgjithësi. Këto janë momentet që çdokush i ëndërron”.

Mesazhi im ndaj lojtarëve do të ishte: shkoni dhe luftoni, shkoni dhe kapni momentin, për të cilin keni punuar aq shumë. Shkoni dhe shpërblehuni për udhëtimin që keni ndërmarrë në këtë klub. Ju duhet të shkoni me besim, sepse nuk keni ardhur rastësisht deri tani.

Duhet të përballoni përgjegjësinë e të qenit lojtar i Liverpoolit. Duhet të shkoni dhe të luftoni, kurrsesi të dorëzuar. Është e rëndësishme që të jepni gjithçka që mundeni. Është e vështirë, por vetëm sigurohuni që përgatitja juaj për këtë finale të jetë e saktë", tha legjenda e Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco