Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Lazio e mbajti të fshehur, por Strakosha luajti me injeksione ndaj Interit

FOTO/ Lazio e mbajti të fshehur, por Strakosha luajti me injeksione ndaj Interit

11:27, 21/05/2018

Thomas Strakosha ka sakrifikuar duke luajtur me injeksione mbrëmë ndaj Interit për shkak të një dëmtimi të pësuar në javën e fundit.

Gjithçka kishte kaluar në heshtje në radhët e klubit të Lazios, por nëpërmjet një postimi në Instagram, vëllai i portierit të përfaqësueses shqiptare, Dimitris, ka treguar se si gardiani i Lazios kishte bërë maksimumin për të qenë në fushë, ndonëse jo në formën më të mirë të mundshme.

Image

“Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitojë sot por nuk do të ankohem për këtë. Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht humbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër”, shkruante vëllai i Strakoshës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco