Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nga ‘Parajsa’ në ‘Ferr’, kjo që i ndodh sot Icardit është e pabesueshme

Nga ‘Parajsa’ në ‘Ferr’, kjo që i ndodh sot Icardit është e pabesueshme

10:27, 21/05/2018

Mauro Icardi nuk do të jetë në Botëror! Ky është lajmi i hidhur, i bërë publik nga mediat italiane dhe ato argjentinase menjëherë pas kualifikimit të çmendur të Interit në Champions League.

Kapiteni i zikaltërve, nuk është preferuar nga trajneri Sampaoli dhe nuk bën pjesë në listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur që do të udhëtojnë në Rusi.

Pavon, Messi, Dybala, Higuain dhe Aguero janë sulmuesit që ka preferuar tekniku i Argjentinës.

Vihet re prezenca surprizë e mbrojtësit të Torinos, Ansaldi, i cili nuk është në lartësinë e duhur për të qenë pjesë e Kombëtares, gjithsesi trajneri e ka përfshirë në listë.

Pas këtij lajmi, i gjithë gëzimi i sulmuesit argjentinas është kthyer në dëshpërim, pasi ai e shikonte veten pjesë të kombëtares falë formës së mirë që po kalon tek Interi.

Lista

Portierë: Sergio Romero, Franco Armani dhe Willy Caballero.

Mbrojtës: Gabriel Mercado, Federico Fazio, Nicolás Otamendi, Cristian Ansaldi, Nicolás Tagliafico dhe Marcos Rojo.

Mesfushorë: Ever Banega, Javier Mascherano, Eduardo Salvio, Lucas Biglia, Angel Di Maria, Gio Lo Celso, Manuel Lanzini, Maxi Meza dhe Marcos Acuña.

Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Cristian Pavon dhe Paulo Dybala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco