Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Humbi Championsin në ndeshjen e fundit, ja çfarë thotë trajneri i Lazios

Humbi Championsin në ndeshjen e fundit, ja çfarë thotë trajneri i Lazios

09:28, 21/05/2018

Simone Inzaghi nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen në javën e fundit të kampionatit ndaj Interit, që i kushtoi Lazios mospjesëmarrjen në Champions.

Tekniku bardhekaltër gjithsesi theksoi se ka mbetur shumë i kënaqur për atë që ka dhënë skuadra në tërësi gjatë sezonit, duke duartrokitur të tijtë.

“Mëkat që nuk do të jemi në Champions, pasi kemi zhvilluar një sezon fantastik. Kemi qenë një nga skuadrat më argëtuese në fushën e lojës dhe për këtë duhet të duartrokas të gjithë lojtarët e mi, për përkushtimin dhe vullnetin e treguar në fushën e lojës”, tha Inzaghi.

Trajneri i Lazios pranon se Championsi nuk u humb vetëm në ndeshjen ndaj Interit, ndërsa nuk ka asnjë polemikë me gjykimin e arbitrit Rocchi.

“Në fakt ndaj Interit bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe nuk mbaj mend ndonjë pritje të vështirë të Strakoshës, por mendoj se duhet ta kishim siguruar më herët pjesëmarrjen dhe të mos linim gjithçka për këtë ndeshje të fundit. Nuk kam ç’të komentoj për arbitrimin, pasi ne i patëm rastet tona dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por episodet nuk i patëm në favor”, u shpreh trajneri i bardhekaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco