VIDEO/ Djali i presidentit të Interit nuk përmbahet, shihni si qan pas kualifikimit në Champions

VIDEO/ Djali i presidentit të Interit nuk përmbahet, shihni si qan pas kualifikimit në Champions

08:18, 21/05/2018

Interi arriti të sigurojë kualifikimin e shumëpritur në Champions League, pas një ndeshjeje ‘të çmendur’ të zhvilluar në “Olimpico”, ku mposhti Lazion me rezultatin 2-3.

Të gjithë zikaltrit shpërthyen në festë, përfshi lojtarë e tifozë, por ajo që ra në sy, ishte Zhang Jr., djali i presidentit kinez të Interit, Zhang Jindong, që njëkohësisht shërben si drejtues pranë klubit zikaltër.

Ai u pa të zbresë në fushë menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare dhe të festojë me lojtarët e tifozët, ndërsa në një moment kamerat e fiksuan të shpërthente në lot për këtë arritje të zikaltërve.

Natyrisht që përlotja e tij ishte ndër më të komentuarat në Itali, ku shpesh herë grupet kineze janë akuzuar si të interesuara vetëm për të bërë biznes dhe jo për të çuar para fanellën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco