Ramos: Do jetë finalja më e vështirë ndër vite

Ramos: Do jetë finalja më e vështirë ndër vite

06:31, 21/05/2018

Ramos pret ndeshje të vështirë në Kiev kundër Liverpoolit.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se përballja me Liverpoolin do të jetë finalja më e vështirë për Los Blancos në Champions League.

“Mendoj se do të jetë finalja më e vështirë që e kemi pasur”, tha fillimisht Ramos.

“Nuk do ta nënçmojmë kurrë Liverpoolin, të mendojmë se ata janë më të dobët se ekipet tjera, sepse definitivisht nuk janë”, shtoi ai.

“Janë në finale me shumë meritë, duke eliminuar ekipe të mëdha rrugës”.

“Është bërë kohë që kur kanë marrë pjesë në finale, por është klub me histori dhe e di shumë mirë se si të luajë në ndeshje të mëdha”, u shpreh Ramos.

“Do të japim gjithçka që është e mundur për të fituar, jo vetëm fizikisht. Ata janë ekip anglez, nuk dorëzohen kurrë. Nuk varen vetëm në fuqinë fizike, ata gjithashtu teknikisht janë të mirë, kanë qetësi dhe disa lojtarë të shkëlqyer”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco