A ka ndërhyrë Lulzim Basha për të shpëtuar Vllazninë? Ja çfarë thotë Xhelal Mziu

A ka ndërhyrë Lulzim Basha për të shpëtuar Vllazninë? Ja çfarë thotë Xhelal Mziu

23:42, 20/05/2018

I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “Neës 24”, kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, ka folur për situatën e klubit. Mziu ka deklaruar se në ndeshjen e fundit kundër Laçit skuadra është terrorizuar pasi arbitri favorizonte kundërshtarët.

Si janë kushtet, çfarë po përjeton skuadra. A do të mbijetojë Kamza?

Në fakt kjo situata është jo e denjë për Kamzën, vazhdon që nga faza e tretë. Ka ndryshuar qëndrimi i federatës ndaj Kamzës që nga faza e tretë, jo skuadra. Kemi më pak pikë në dy fazat e fundit pasi arbitrat kanë ndikuar në mënyrë permanente në disfavor. Në raport me Vllazninë, ata duhet ta kishin siguruar mbijetesën. Ne luajmë 11 me 14.

Ndeshja me Laçin? Laçi është bërë një nga promotorët kryesorë të aritmetikës. Sa herë luan Kamza gjyqtari ndryshohet dy herë sepse duhet të marrë urdhra nga FSHF.

Gjatë gjithë ndeshjes gjyqtari ishte në anën e Laçit. Terror ndaj futbollistëve të Kamzës. 3 futbollistë nuk luajnë në ndeshjen tjetër për shkak të ndërhyrjes së kundërshtarit.

Jemi të bindur që Kamza do të mbijetojë nëqoftëse luhet futboll. Kamza nuk del pa pikë kundër partizanit. Te Skënderbeu më është luhatur shumë besimi. Uroj që korçarët të mos bëjnë si me Teutën, duke luajtur me ekipin e dytë apo të tretë.

Flitet se Lulzim Basha ka bërë një zgjedhje. Duke qenë se dy ekipet bashkitë drejtohen nga Partia Demokratike ai ka urdhëruar qëndrimin e Vllaznisë. Një lajm që qarkullon në portale

Unë në fakt e kam lexuar këtë lajm. Është lajm i rremë, aludim. Unë mund të them se nuk është bërë bisedë me Bashën për këtë punë. Ai nuk ka aspak kohë për t’u marrë me atë pjesë. Unë me qytetin tim nuk bëj pazar.

Ka pasur lidhje kjo me zgjedhjet në FSHF?

Unë e kam shprehur votën time pro Dukës. Për krisjen e raporteve, duhet të pyesini Dukën. Unë nuk jam pjesë e pazareve. Kundërshtar ishte edhe një deputet i palës tjetër, dhe Dukën e konsideroja të pankonkureshm.

Skënderbeu duhet të ishte shumë i kujdesshëm, sepse po shkon drejt dënimit nga UEFA. Ulja në këtë nivel e një skuadër kampione, të luajë me skuadrën e dytë, është e papranueshme.

Keni komunikuar me Voltana Ademin për këtë situatë?

Nuk kam komunikuar fare me të. Jam i sigurt që Voltana nuk merret me pjesën pas kuintave, jam i sigurt se asaj nuk i pëlqen kjo gjë. Besoj se shihet qartë, federata, apo persona të tjerë që janë futur në të dyja anët e politikës. Ajo që më shqetëson mua është fakti që federata nuk duhet ta bëjë kampionatin që të zbrazen stadiumet.

Unë kam bërë dy deklarata publike me rezultatet. Unë nuk jam fallxhor, por kam intuitën e pazareve. Po të dija rezultatin, do kisha gjetur të gjitha. Nuk jam parashikues. Unë evidentoj pazaret që bëhen për ndeshjet. Isha i bindur për ato që kam thënë. Në një komunikim që kam pasur me Dukën, i kam thënë, është më e moralshme që të thuash që do zbresë Kamza, dhe unë t’i them atyre çunave faleminderit, sepse Kamza do bie. Është diçka e papranueshme.

Federata ju ka thirrur të bashkëpunoni…

Unë mund të jepja shumë kollaj rezultatin në Durrës. Kukësi humb lehtësisht në Durrës. Shkon Vllaznia në Gjirokastër. Disa miq më thonin se ndeshja ishte vendosur barazim. Shkoi Teuta në Korçë, të gjithë thonin se do fitojë. Te vendosin baste që Vllaznia del 2sh në Korçë, sepse ashtu do federata. E kuptoj që Vllaznia ka histori, por futbolli është futboll.

Sot jemi në pluralizëm, dhe Kamza është ngritur vetëm këto vitet e fundit, si në futboll, si në basketboll. Kush ka lojtarët më të mirë, do të fitojë. Pse duhet të qëndrojë Vllaznia në Superiore, vetëm se thuhet ka histori. Historia është diçka tjetër, ndërsa forma momentale është gjë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco