Icardi flet pas fitores me Lazion, ja çfarë thotë për penalltinë që shkaktoi De Vrij

Icardi flet pas fitores me Lazion, ja çfarë thotë për penalltinë që shkaktoi De Vrij

23:31, 20/05/2018

Mauro Icardi foli për “Premium Sport” pas fitores ndaj Lazios, dhe preku edhe çështjen e të ardhmes.

“Lazio është një skuadër shumë e fortë. Sot bëmë një ndeshje jo të mirë, por ashtu si me Juventusin, patëm forcën për të përmbysur garën. Championsi ishte objektivi unë kryesor dhe jemi të gëzuar për këtë arritje. Spalletti ka meritat e tij, ia dedikoj të gjithë shokëve këtë arritje, nga i pari tek i fundit. E arritëm të gjithë së bashku”, thotë kapiteni i zikaltërve.

Icardi realizoi për 2-2 nga penalltia që shkaktoi De Vrij, i cili sezonin tjetër do ta ketë shok skuadre.

“Faulli i De Vrij? Ai është një profesionist, dhe luajti deri në fund për ekipin e tij. Vitin tjetër do përmirësohemi akoma më shumë. Ky Inter është i çmendur, edhe tifozët e panë”, deklaroi Icardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco